Numër i madh pjesëmarrësish, VV mbyll fushatën në Prishtinë (FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje në profilin e saj në facebook ka publikuar disa foto ku shifet një numër i madh pjesëmarrësish në tubimin përmbyllës të kësaj partie, e cil zgjodhi kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën ta mbyll ciklin e fushatës 10 ditore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i LVV-së në facebook:

Pas 10 ditë fushatë të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas mijëra kilometrave dhe qindra takimeve, me ju, në çdo cep të republikës, ndryshimi që kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër.Ka qenë kjo një fushatë e paparë deri më sot. Qindra mijëra prej jush jeni mbledhur shesheve, na keni pritur me lot dhe me buzëqeshje, me duar që zgjaten përpara, për të marshuar bashkë, na keni përcjellur me buzëqeshje dhe me lot, me duar që na përshëndesin nga prapa, për të vazhduar punën, na keni hapur dyert e shtëpive tuaja, sepse njëherë na i keni hapur zemrat, për atë që e duam e na duhet, bashkë, dhe krejt, dhe drejt.

Related posts