Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama, George W.Bush dhe Bill Clinton kanë konfirmuar se do të dalin vullnetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në mënyrë që të demonstrojnë sigurinë e vaksinës tek populli.
“Ndoshta do të dal në televizor duke u vaksinuar, vetëm që populli ta dijë se unë kam besim tek shkenca”, ka thënë Obama.
Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga coronavirus për të dytën ditë radhazi në Shtetet e Bashkuara teksa sistemi shëndetësor përgatitet për atë që e ka cilësuar si “sezonin më të rrezikshëm të vitit.
Të mërkurën, SHBA pati një shifër rekord viktimash me 2.811 jetë të humbura në një ditë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Reuters.