Obama në vend të dytë, “drejtimin” e merr bashkëshortja

Barack dhe Michelle Obama, ish-presidenti dhe ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po pushojnë në Havai, ku janë fotografuar të martën duke lundruar me kajak së bashku në oqean.

Ata u panë në gjirin Kailua, jo shumë nga Plantation Estate, ku ndodhet shtëpia e tyre. Këtë herë drejtimin e kajakut dhe pjesën më të madhe të punës për të vozitur e kishte marrë Michelle, ndërsa Barack ishte më i qetë në anën e pasme.

Është e paqartë nëse ata do të qëndrojnë aty deri në fund të vitit. Mediat kanë shkruar se ata kanë planifikuar të marrin edhe një pronë tjetër në ishullin Oahu./A2

Related posts