Osmani dekreton Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ushtruesja e detyrës së Presidencës, Vjosa Osmani, ka bërë menjëherë gjënë e duhur si presidente, ka dekretuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ju ka bërë të mundur qytetarëve t’i tërhjekin paratë e tyre shumë më herët.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar dje në zyrën e Presidencës.

Këtë e ka konfirmuar Shefja e Zyrës së u.d Presidetes, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia.

Tash pas dekretimit, pritet që shumë shpejtë Ligjit të publikohet në Gazetën Zyrtare, që do t’i hapte rrugë për fillimin e procedurave për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusti.

Gjatë kësaj jave, në Kuvendin e Kosovës, u votua Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kosova më në fund u bë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, në seancën e ditës së premte, 72 deputetë votuan pro në leximin e dytë të këtij ligji.

Përpos, votave të partive në pushtet, pro votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës./Indeksonline/

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.