Osmani demanton Gazetën Express: Unë nuk i kam marrë 1 mijë euro meditje. Ajo sjell edhe shpenzimet e kabinetit të ish-kryetarit Veseli, 30 fish më të larta se të saja

Lidhur me një lajm që sot GazetaExpress ka publikuar rreth meditjeve që u.d e presidencës dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë në Shqipëri gjatë vizitës 3 ditore që ajo ka pasur para disa ditësh ka hasur në një reagim të ashpër nga kjo e fundit.

Osmani i quajti propagandë të GazetësExpress këto “lajme” dhe i fton qytetarët që të ken kujdes kur lexojnë “lajme” të tilla dhe paraprakisht t’i konfirmojnë ato me raportet zyrtare të institucioneve lidhur me ato shpenzime.

“Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit nga presidenca (sepse kemi qenë 8, e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet. Edhe pse në përgjigjen e kthyer për Express nga zyra për media potencohet qartë se ajo shumë është për të gjithë anëtarët e delegacionit, Express dezinformon se gjoja unë kam marrë e vetme ato 1 mijë euro”, ka shkruar ndër tjerash znj.Osmani.

Osmani gjithashtu ka sjellur në postimin e saj në facebook një grafikë të shpenzimeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe kabinetit të tij ku shifen shpenzimet marramendëse të cilat krahasuar me ato të znj. Osmani dalin të jenë 30 herë më të larta. Veseli dhe kabineti i tij, nga kjo grafikë e shpenzimeve shifet se kanë shpenzuar më së shumti dreka, bileta dhe meditje të udhëtimit me mbi 70 mijë euro në total.

Më posht e lexoni të plotë postimin e znj. Osmani në facebook.

Të dashur qytetarë,

Gjatë ditëve në vijim, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë deri më tani, do të përballeni me një sërë propagandash. Një të tillë mund ta lexoni sot në mëngjes tek Gazeta Express, e cila thotë se Osmani mori 1 mijë euro mëditje për 3 ditë në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit nga presidenca (sepse kemi qenë 8, e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet. Edhe pse në përgjigjen e kthyer për Express nga zyra për media potencohet qartë se ajo shumë është për të gjithë anëtarët e delegacionit, Express dezinformon se gjoja unë kam marrë e vetme ato 1 mijë euro.Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare. Së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar. Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj. Për momentin, mund ta shihni këtë krahasim, për 11 muajt e mi si Kryetare e Kuvendit (i bazuar në raportet zyrtare të Kuvendit) dhe shumë shpejt do ta publikoj edhe raportin e shpenzimeve të krahasuara në Presidencë (Vini re: Shpenzimet janë për komplet kabinetin e jo shpenzimet e mia individuale). Edhe pse kurrë s’kam dashur të merrem me këto çështje përkundër faktit që kam shpenzuar rreth 30 fish më pak se të tjerët, propagandës së ulët do t’i përgjigjemi me fakte. Prandaj, ju lus që të keni kujdes kurdo që lexoni “lajme”, të tilla dhe paraprakisht t’i konfirmoni ato me raportet zyrtare të institucioneve lidhur me ato shpenzime. Ne do të jemi transparent me secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh, përkundër ndërhyrjeve kriminale që po kemi kohë pas kohe për të parandaluar një gjë të tillë.

Related posts