Osmani e Kurti në 22 vjetorin e vrasjes së Aganit: Do të gjykohen të gjithë ata që kryen krime në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në 22 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit kanë bërë homazhe te varri i tij.

Presidentja Osmani me lot në sy është shprehur se profesor Agani ishte njeri që gjithmonë dinte ti bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese.

“Ai ishte njeri që gjithmonë dinte ti bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, ishte krahu i djathë i presidentit Rugova e mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohëj përtej kufijve tanë.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për të, dhe për të gjithë ata të cilëve u mori jetën gjenocidi serb”, është shprehur znj. Osmani.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale do të mundësohet që të gjykohen të gjithë ata që kanë kryer krime luftë në Kosovë.

“Erdhëm sot në 22 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes kriminale të profesor Fehmi Aganit që të vendosim lule të freskëta këtu te varri i tij në Prishtinë dhe të bëjmë nderim për figurën e tij, roli dhe kontributi i së cilës është i madh.

Si professor, akademik dhe intelektual, Agani kishte formim të thellë social dhe të lartë humanist, dhe në këtë rast si veprimtar politik dhe politikan udhëheqës ai ishte paqësor për nga karakteri dhe përparimtar për nga synimi”, tha kryeministri Kurti.

Related posts