Osmani me kritika ndaj institucioneve qendrore: ende nuk kemi të dhëna se sa persona me aftësi të kufizuara jetojnë në Kosovë

Sot Kuvendi i Kosovës po debaton temën lidhur me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, ka thënë se Kosova ka bërë shumë pak për t’i garantuar atyre hapësirë dhe mundësi të barabarta.

“Mundësitë e barabarta në arsim, hapësirat shkollore për lëvizje pa pengesa, qasja e lehtë në çdo hapësirë publike dhe private, transporti publik i përshtatshëm, asistenca individuale, punësimi, programe mediatike dhe kurikula adekuate shkollore – jetë jashtë stigmës, janë vetëm disa nga të drejtat që kemi akoma shumë punë për të bërë për t’iu garantuar personave me nevoja të veçanta në Republikën tonë.

Znj. Osmani ka thënë se në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta se sa persona me aftësi të kufizuar jetojnë, duke potencuar faktin se pa statistika nuk mund të ketë politika të mirëfillta.

“Fatkeqësisht ne edhe sot e kësaj dite nuk kemi të dhëna të sakta se sa persona me aftësi të kufizuara jetojnë në Kosovë. Kjo është konfirmim i faktit që ne nuk po i zbatojmë ligjet që i kemi miratuar vetë. Është kaq e thjeshtë – Kosova s’e ka marrë mundin as të evidentojë numrin e personave me nevoja të veçanta në mënyrë që të angazhohemi në përpilimin dhe dizajnimin e politikave të targetuara mirë. Pa statistika nuk ka dhe nuk mund të ketë politika të mirëfillta. Çdo dokument strategjie dhe plan aksional që mund të ekzistojë në këtë fushë mbetet vetëm dokument i shkruar dhe rrallë herë ose aspak i implementueshëm në praktikë dhe kjo është e pafalshme”.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.