Osmani: Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert, unë do të ndërtoj një opsion me njerëz me integritet

Presidentja në detyrë dhe njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në emisionin Click të RTV21 ku ka folur rreth zgjedhjes së presidentit dhe iniciativës së re për të cilën mendon ta themelojë dhe ta udhëheq.

“Në rast kur përpjekjet po bëhen në shpëtim të një qeverie, s’po flasim për një qeveri që ka marrë legjitimitet popullor dhe që asgjë që ka të bëj më presidentin s’lidhen me qeverinë, ato janë përpjekje për zgjatjen e qeverisë. Kemi keqinterpretim që presidenti duhet të përfaqësojë unitet partiak, pasi që në Kushtetutë thuhet që ai duhet të ketë unitet të popullit. Mendoj që qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre me 6 tetor, të tjerët kanë vetëm opinione. Ai vendim i shumicës së qytetarëve sot s’është respektu, pasi kemi një qeveri në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve. Duhet zgjedhje që prodhojnë një parlament me numra e legjitimitet, dhe ai parlament më pas e krijon edhe zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq lidhur me iniciativën e re të znj. Osmani, ajo tha meqë në Lidhjen Demokratike të Kosovës i janë mbyllur të gjitha dyert, e ka krijuar opsionin e tretë, që nënkupton iniciativën që po e themelon.

“Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert”, thotë Osmani.

“LDK më ka mbyllur derën dhe ky opsion nuk ekziston dhe e kam krijuar opsionin e tretë”, tha ajo.

“Do ta ndërtojmë dhe do ta bëjmë më të fuqishme me shumë njerëz me integritet”, shtoi znj. Osmani.

Related posts