Osmani nis procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale me emrin e Dr. Ibrahim Rugovës

Ushtruesja e detyrës së Presidencës, njëherit edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot se ka inicuar procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale, e cila do ta ketë emrin e Dr. Ibrahim Rugovës. Emri i Dr. Rugovës do i asoconte përshtatshmërisht veprimtarisë shkencore si doktorë dhe hulumtues siç ishte në fushën e letërsisë.

Osmani, tha se një gjë të tillë po e bën në kujtim të ditëlindjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.

Ajo ka shtuar se krahas akteve presidenciale, vendimeve, dekreteve, dhuratave, shkresave zyrtare e fotografive, biblioteka do ta mbledhë edhe krijimtarinë e dr. Rugovës, përfshirë librat dhe dorëshkrimet e dr. Rugovës, si dhe njësi të shumta bibliografike për të.

Postimi i znj. Osmani:

Sot, në ditën e lindjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, kemi inicuar procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale, e cila do të emërtohet me emrin e themeltarit të shtetit, presidentit të parë të Kosovës, “Dr. Ibrahim Rugova”. Me këtë akt ne nisim një traditë të vyer të ruajtjes dhe të promovimit të traditës shtetërore. Bibliotekat, krahas arkivave e muzeve, ruajnë kujtesën e një populli dhe e mbajnë të gjallë vetëdijen për shtetin. Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” do ta jetësojë kujtesën tonë për njërin ndër institucionet themelore të vendit, Presidencën e Kosovës.Krahas akteve presidenciale, vendimeve, dekreteve, dhuratave, shkresave zyrtare e fotografive, biblioteka do ta mbledhë edhe krijimtarinë e dr. Rugovës, përfshirë librat dhe dorëshkrimet e dr. Rugovës, si dhe njësi të shumta bibliografike për të. Së shpejti, biblioteka do të përfshijë edhe koleksione të tjera të veçanta. Modeli i bibliotekave presidenciale është traditë edhe në SHBA, shtet me të cilën kultivojmë miqësi të hershme e të përhershme

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.