Osmani thot se do të garojë e ndarë nga LDK

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në një intervistë të dhënë në një emision televiziv e ka paralajmëruar themelimin e një partie të re, dukë përjashtuar kështu mundësinë që të garojë nën logon e LDK-së, sepse kjo parti sipas saj po e mban pushtetin me zor.

“Nuk do të bashkëpunoj me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, është shprehur Presidentja në detyrë e Kosovës.

Znj. Osmani ka thënë se është duke përgatitur listën e re të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme që pritet të zhvillohen së shpejti në Kosovë.

Ajo tha se është duke lobuar për grumbullimin e votave dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë.

Sipas saj, votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo Isa Mustafa, lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së.

“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar, me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, shtoi znj. Osmani.

Related posts