Osmani: Ushtria e Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës

Preidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se votimi i ligjit që e transformimoi FSK-në në Ushtri të Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës së Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se është detyrë e jona kombëtare që të kontribuojmë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë.

“Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes. Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Osmani.

Related posts