Osmani:presidenti të zgjidhet pas zgjedhjeve të reja me legjitimitet popullor dhe karakter unifikues

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ftuar në një intervistë ekskluzive në RTK në mes shumë temave të tjera, ka folur edhe për zgjidhjen e çështjes së presidentit. Ajo thotë se Kosovës i duhet një president që ka legjitimitet popullor dhe karakter unifikues. Por për të pasur një president të tillë, znj.Osmani thot se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja që do ta rregullonin çështjen e presidentit.

“Unë mendoj që Kosova përmes zgjedhjeve do ketë më shumë demokraci, më shumë legjitimitet. Ai duhet të sigurohet përmes zgjedhjeve, do t’i jepte vendit tonë një mundësi më të gjerë zgjidhje. Një qeveri shumë më e fuqishme në numra dhe nuk do ballafaqohej me sfida të votimit të ligjeve, si dhe një president që ka legjitimitet më popullor dhe ka karakter më unifikues”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se mandati i znj. Osmani si presidente në detyrë është 6 muaj deri në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Related posts