Pa ujë mbetet lagjja “Dardania”, bëhet shkak pëlcitja e gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar sot se ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen ” Dardania” në kryeqytet.

Andaj, si pasojë e kësaj prishje kjo lagje ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” njofton se ekipet teknike janë në vendngjarje dhe punimet do të zgjasin varësisht nga natyra e defektit.

Related posts