Sot, një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është ndjerë pas orës 12 në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Qendra Sizmiologjike Euromediterane (EMSC) ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.2 shkallë të Rihterit.
Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndje edhe në Serbi.
Thellësia e këtij tërmeti sipas të dhënave ka shkuar deri në 10 kilometra.




