Para kryeministrisë së Shqipërisë protestohet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Është vrarë një 25 vjeçarë me emrin Klodian Rasha pranë shtëpisë së tij, i cili u ekzekutua nga një efektiv policie. Pas kësaj ngjarje makabre, menjëherë është organizuar një protestë.

Protesta në fillim nisi para objektit të Ministrisë së Brendshme, ku u kërkua dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria.

Disa pjesëmarrës në protestë i kanë vendosur zjarrin pemës së dekoruar për festat e fundvitit që ishte vendosur në sheshin përpara Kryeministrisë.

Protestuesit tentuan të hapin dyert e kryeministrisë, duke i goditur ato me mjete të forta. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u vendosën në hyrje të kryeministrisë, ndërsa protestuesit vijojnë të godasin me mjete të forta në drejtim të tyre.

Kjo protestë u organizua në rrjetet sociale për të shprehur indinjatën për vrasjen e 25 vjeçarit pranë shtëpisë së tij.

Ndërkaq, motra e Klodianit, e gjetur në një situatë tejet të rënduar emocionalisht tha se Klodianin e vranë për një maskë.

Kësaj protestës i janë bashkuar dhe përfaqësues të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës.

Të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore fillimisht përpara Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe më pas përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Me pankarta në duar ku kërkohej dorëheqja e Ministrit Lleshaj dhe drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit, protestuesit durrsak kanë ndezur qirinj para hyrjes së dy institucioneve, ndërsa janë shpërdarë paqesisht pak minuta më pas, pa krijuar incidente.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.