Pas mbledhjes së LDK-së, deklarohet Mustafa: ende nuk e kemi një emër për kryeministër

Pas një mbledhje që patën sot kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa është deklaruar se partia e tyre ende nuk ka një emër të kandidatit për kryeministër.

Mustafa ka thënë se edhe sot, edhe të hënën do të bëjnë përpjekje që të dalin me një kandidatë për kryeministër sa ma shpejt për zgjedhjet e reja.

“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhje, po ashtu edhe për kriteret për kandidatët që do t’i marrim edhe nga degët tona, por edhe nga opinioni qytetar për deputetë të Kuvendit. Jemi në përgatitje dhe po punojmë sot edhe të hënën dhe do të bëjmë përpjekje që të dalim me kandidatin sapo ta kemi. S’po flas për emra sepse duhet të diskutojmë në organe, shpejt do ta merrni vesh edhe ju”, ka shtuar kreu i LDK-së Mustafa.

Ndërkaq, për vizitën e deputetit të AAK-së, Gazmend Abrashi, Mustafa nuk ka përmendur ndonjë arsye të veçantë të kësaj vizite duke thënë se vizita e Abrashit nuk ishte zyrtare dhe nuk kanë diskutuar për koalicion të mundshëm.

“S’kemi fare diskutime për koalicion me AAK-në. Me asnjë parti s’kemi diskutime për koalicion. S’është vizitë zyrtare kjo e deputetit Abrashi”.

Related posts