Pasi Vulin e ofendoi presidenten Osmani i reagoi shefi i stafit të saj: Këlyshi i Mira Markovic, Vulini është zëdhënës i regjimit primitiv,të dhunshëm dhe seksist në Serbi

Pasi sot Aleksandër Vulin bullizoi presidenten Vjosa Osmani, me fjalë ofenduese, Blerim Vela, shefi i stafit të Presidentes e ka quajtur ministrin e Punëve të Brendshme Serbisë, Aleksandër Vulinin si “këlysh” të gruas së Sllobodan Millosheqivit, Mira Marković.

“Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në # Serbi . Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.

Kjo deklaratë e Vulinit ndaj Osmanit, erdhi pas një interviste që kjo e fundit e ka dhënë për “Der Spiegel”.

Aty, Osmani ka shpjeguar se pse e cilëson gjenocid dhunën e Serbisë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur”, ka thënë Osmani.

Related posts