PDK ka nominuar Enver Hoxhajn për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar ushtruesin e detyrës të kryetarit të saj, Enver Hoxhajn, kandidat për kryeministër të vendit.

“Sot jam i lumtur që të shpalos kandidatin tonë për kryeministër, Enver Hoxhajn. Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetas që sot s’janë këtu, Hashim Thaçin e Kadri Veselin”, tha Uran Ismaili në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

Ismajlit thot se ky kandidim është një lajm i mirë pas një viti me keqqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“PDK ka mirëpritur mundësinë që të shkojë në zgjedhje pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese. Që nga zgjedhjet e kaluara, për një vit, kemi pasë maltretim dhe keqqeverisje nga partitë që kanë qeverisur. Nga dy qeveritë kemi parë dështime të njëpasnjëshme në luftën me pandeminë, në ekonomi dhe përballjen me Serbinë. Viti 2020 ishte i rëndë për ekonominë tonë, mijëra punëtorë mbeten pa punë. Ishte i rëndë edhe për shëndetësisë tonë… Qeveritë Hoti e Kurti, çdo dështim ia faturuan pandemisë. Pandemia është pasqyra më reale e paaftësisë së qeverisë Hoti e Kurti. Por vjen një lajm i mirë, pas asaj që pamë për një vit, prandaj sot jam i lumtur që te shpalos kandidatin e PDK-së për kryeministër – është Enver Hoxhajn. Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetas që sot s’janë këtu, Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, u shpreh Ismajli në një konferencë për media.

Vendimi i PDK-së vjen pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese, e cila votimin e saj e gjeti të paligjshëm.

Kushtetuesja urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja në një afat prej 40 ditësh.

Related posts