PDK vazhdon avazin e vjetër, pa fakte akuzon Adelina Graincën/I ofendon asaj edhe familjarët vetëm pse votoi Vjosa Osmanin për presidente

Nuk ndalet Partia Demokratike e Kosovës pas votimit që deputetja nga radhët e PDK-së e cila pastaj kaloi në LVV Adelina Grainca votoi për Vjosa Osmanin për presidente. PDK përmes një komunikate që ka lëshuar në media ka njoftuar se ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi sipas tyre ajo tradhëtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

Partia Demokratike e Kosovës akuzon znj. Grainca dhe familjen e saj se ka pranuar para, privilegje dhe tenderë për bizneset nga Albin Kurti për votimin e Vjosa Osmanit si presidente.

Por PDK me një postim të shkurtër në komunikatën e tyre nuk ofrojnë asnjë fakt të vetëm se këto që po i shkruajnë janë të vërteta por e tëra po shifet si një ofendim ndaj deputetës në fjalë dhe familjes prej nga vjen ajo. Ajo me të drejtë edhe mund ta padisë ish-partinë e saj për dëmtim të imazhit.

Më posht lexoni postimin e PDK:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

Related posts