Për aq kohë sa ishte aktiv, Haradinaj e nderon me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, ish-anëtarin e kryesisë së AAK-së, Sali Ibishin

Në një postim në facebook, kreu i AAK-së, njoftoi se sot ka nderuar me medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, ish-anëtarin e kryesisë së AAK-së, z. Sali Ibishi. Ai tha se një nderim të tillë po e bën për kontributin e tij në AAK që nga themelimi i kësaj partie.

Postimi i Harafinajt në facebook:

Një jetë në Aleancë. Sali Ibishin, bashkudhëtar timin politik, sot e nderova me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në AAK.
Që nga themelimi, organizata jonë politike, qëllim parësor kishte interesin nacional dhe mirëqenien e qytetarëve. Me Saliun e shumë bashkëveprimtarë të tjerë, ishim gjithmonë përballë sfidave, prej të cilave dolëm faqebardhë.
Vazhdojmë së bashku!

RH

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.