Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Dhomat e Specializuara nuk do ti mbajnë në përgjegjësi grupet etnike por vetëm individët

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë në funksion të gjyqësisë së pavarur me juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës të kryera gjatë luftës.

Szunyog gjatë një prononcimi për mediumin serb “Kosovo Online”, ka thënë se është e rëndësishme të merret gjithënjë parasysh se Gjykata Speciale do të mbajë në përgjegjësi vetëm individët dhe jo grupet etnike, organizatat ose komunitetet.

“Është e rëndësishme të kihet gjithnjë parasysh se Dhomat e Specializuara nuk do t’i mbajnë në përgjegjësi grupet etnike, organizatat ose komunitetet, por vetëm individët. Duke vepruar kështu, Dhomat e Specializuara do ta lehtësojnë drejtësinë tranzicionale dhe do të mundësojnë përparimin shoqëror, duke e çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Në këtë kontekst, bashkëpunimi nga autoritetet e Kosovës mbetet vendimtar për të demonstruar përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur me të kaluarën e saj”, ka thënë Tomáš Szunyog.

Sipas tij është tejet e rëndësishme që Gjykata Speciale të mund ta bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.