Përleshja në Graçanicë: Këta janë dy shqiptarët e arrestuar, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur

Gjatë përleshjes së ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në restorantin “Bella Vista” të Graçanicës, janë plagosur dy persona, pronari i lokalit Boban Ristiq dhe klienti Afrim Lutani.

Policia ka arrestuar Lutanin dhe shokun e tij, Xhevdet Berisha, që të dy të dyshuar për këtë rast.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se Lutani po ruhet nga Policia në njërën nga klinikat e QKUK-së dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.

Plagosja ka ndodhur pasi pronari i restorantit, ka urdhëruar mysafirët që të largoheshin pasi kishte ardhur koha e mbylljes së lokalit për shkak të masave antiCovid.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Ky incident nuk ndërlidhet asgjë për motive etnike./IndeksOnline/

Related posts