Përmbytje edhe në Fushë Kosovë, uji ka depërtuar në shtëpi dhe banesa

Ka disa ditë që shumë pjesë të Kosovë janë përfshirë nga vërshimet si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut të borës. Këto vërshime kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fusha Kosovë është në mesin e qyteteve që është përmbytur nga uji si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka rënë gjatë këtyre ditëve.

Në lagjen “Dardania” të këtij qyteti, veturat janë mbuluar pothuajse tërësisht nga uji, i cili ka depërtuar edhe në shtëpi e banesa.

Ndërsa, ende nuk dihet vlera e dëmve të shkaktuara.

Related posts