Përzgjidhet ekipi më i mirë i të gjitha kohërave

Revista “France Football” shpalli formacionin më të mirë të të gjitha kohërave. Një juri e përbërë nga 140 gazetarë votoi skuadrën me skemën 3-4-3.

Në portë u përzgjodh rusi Lev Yashin. Mbrojtja përbëhet nga Cafu, Benckenbauer dhe Paolo Maldini. Mesfusha ka Xavi, Mathaus, Maradona dhe Pele.

Në sulm janë dy lojtarët, të cilët rivalizuan njëri-tjetrin në vitet e fundit, Messi dhe Cristiano Ronaldo, por në këtë repart është përzgjedhur edhe braziliani Ronaldo.

Përveç Maradona, Pele, Xavi, Maldini dhe Cafu të tjerët e kanë fituar të paktën 1 herë Topin e Artë.

Related posts