Plagosja në “Dardani”/ Ky është personi i dyshuar që ndodhet në arrati

Vetëm pak kohë pasi ka ndodhur plagosja me armë zjarri e një personi në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se personi i dyshuar është G.Muqolli, (i njohur për redaksinë), i cili aktualisht ndodhet në arrati.

I dyshuari kishte qëlluar në këmbë disa herë me pistoletë viktimën për motive ende të panjohura, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Derisa personi i dyshuar është në kërkim të policisë, viktima tashmë po merr tretmanin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë policia ka thënë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, ora 12 e 30, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë./IndeksOnline/

Related posts