Policia konfirmon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

azetari Valon Syla është sulmuar pak minuta më parë në Prishtinë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë.  Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin” ka thënë Ahmeti.

Ende nuk dihen shkaqet e sulmit. Mirëpo, kujtojmë se Syla u atakua ditëve të fundit, për shkak të një statusi që bëri në rrjetin social Facebook, që kritikonte mërgimtarët.

Related posts