Policia: Operacioni po zhvillohet në disa lokacione

Policia e Kosovës ka njoftuar se aktualisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa lokacione tjera, është duke u zhvilluar një operacion policor.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion të policisë i cili është ende në proces.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e policisë për IndeksOnline.

Informacione shtesë, sipas policisë, mund të jepen pas përfundimit të operacionit./IndeksOnline/

Related posts