Posta e Kosovës me shërbim të ri të “Dërgesave Online”


Posta e Kosovës sot ka nënshkruar një kontratë për një shërbim të ri me konsumatorët, “Dërgesa Online”, duke iu përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja.

Kontrata u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe drejtorit të iHeadlth Alkaline L.L.C., Adonis Morina, e cila ka të bëjë me shpërndarjen e dërgesave të blerjeve online që bëhen në Kosovë dhe përmes Postës së Kosovës, ato shpërndahen në të gjithë botën.

Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online, ndërsa e veçanta e këtij shërbimi është se oferta atraktive për konsumatorët bëhet me kohë optimale deri në destinacionin e arritjes së tyre.

U.D. Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Morina, shprehen besueshmërinë reciproke lidhur me zbatimin e kësaj kontrate në shërbime atraktive ndaj klientëve tanë, thuhet në sajtin e Postës së Kosovës.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.