Pozitë e opozitë të bashkuara rreth buxhetit, votohet me 85 vota

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar buxhetin për vitin 2021, raporton IndeksOnline.

Me 85 vota për, asnjë kundë dhe asnjë abstenim kaloi ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Buxheti u votua nga pozita e opozita.

Rikujtojmë se projektligji për buxhetin e vitit 2021 dje u votua në lexim të parë me 64 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./IndeksOnline/

Related posts