Presidenti Macron e quan ”Gabim shumë i rëndë”, i gjykatës ruse për dënimin e Navalny-t

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës ruse për dënimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Duke folur në një forum të mbajtur online dhe të sponsorizuar nga Këshilli i Atlantikut, Macron e cilësoi dënimin një “gabim të rëndë”.

 “Të dënosh dikë vetëm sepse ka një qëndrim që bie ndesh me detyrimin që ka ndaj Rusisë mendoj se është shprehje e një lloj ironie dhe mungese respekti jo vetëm për personin, por për të gjithë botën. Ndaj mendoj se është një gabim shumë i rëndë, edhe për stabilitetin e Rusisë së sotme”, u shpreh Macron.

Më 2 shkurt një Gjykatë në Moskë dënoi me 3,5 vjet burg liderin rus të opozitës, Alexei Navalny, për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.

Por, 44-vjeçari do të kryejë 2,5 vite burg, pasi i janë hequr 10 muaj arrest shtëpie të kryera tashmë prej tij. 

Navalny, i cili është kritiku më i njohur i Presidentit Vladimir Putin, i cili arrestua në 17 janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjent nervor për të cilin ai i fajëson Kremlinit./euronewsalbania.

Related posts