Presidenti Slloven Borut Pahor hedh posht idenë për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perendimorë / E kujt dhe nga erdhi kjo IDE?

Ka reaguar ndaj publikimit të një letre ku flitej për ridefinimin e kufijëve në Ballkanin Perendimorë, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti Slloven Pahor ka hedhur poshtë idenë, siç e ka quajtur ai të rrezikshme, për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka shtuar se mbetet mbrojtës i një Bosnje e Hercegovine gjithëpërfshirëse. Gjatë konferencës z. Pahor ka deklaruar se asnjëherë nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me ndonjë dokument të mundshëm i cili u publikua dhe se ai nuk kishte biseduar për këtë çështje me kryeministrin, Janez Jansha, raporton 24ur.

“Si president i Republikës, unë vizitova Bosnjën shtatë herë. As gjatë vizitës së fundit, as më herët e as më vonë, s’kam qenë në dijeni për ndonjë dokument jozyrtar. Unë e kundërshtoj fuqimisht idenë e shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë dhe ndryshimin e kufijve”, ka thënë presidenti slloven për mediumin slloven 24.ur.com

Ai ka shtuar më tej se e mbron idenë e një përfshirje të të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimorë në BE.

“Unë mbroj tezën se do të ishte më mirë për BE të vendoste të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE”, citohet të ketë thënë Pahor.

Ai ka shtuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian po bëhet çështje kohe, jo vetëm i vullnetit politik.

“Ritmi i ngadaltë i zgjerimit po shkrin besimin në perspektivën evropiane në këto vende dhe pasojat mund të jenë forcimi i nacionalizmit dhe rritja e ndikimit të vendeve të treta”, ka theksuar ai.

Sipas tij, një proces paqësor i ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është i mundur.

“Një proces më i shpejtë i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizatat Euro-Atlantike do të forconte parimin e integritetit territorial të vendeve dhe sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës”, ka potencuar Pahor.

Por të kujt janë idetë e rrezikshme për ridefinimin e kufijëve pa bisedimin e palëve që po plasohen në media? Nisur edhe nga përvoja jo e mirë e këtyre 20 vjetëve të kaluara në politikëbërjen në Kosovë duhet pasur parasysh se përveq që mund të jenë turbulenca dhe amulli nga jasht dhe brenda kjo mund të shkaktoj edhe dekoncentrimin e institucioneve të sapoformuara nga problemet reale të qytetarëve të Kosovës me të cilat ballafaqohen shumë vite.

Related posts