Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani nesër thërret partitë politike në takim

Shefi i kabinetit të U.D të Presidentes në Detyrë, Faton Peci i ftuar në emisionin televiziv në Kanal 10 ka thënë se znj. Osmani qysh nesër do të ftoj në takim të gjitha partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve, verditktin e të cilave e dha sot Gjykata Kushtetuese.

“Ne planifikojmë qysh nesër, t’i ftojm të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci për Kanal 10. Ai ka shtuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.

Sot, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim në favor të parashtrimit të kërkesës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshme të votës së Etem Arifit për votimin e tij ndaj Qeverisë Hoti me datë 3 qershor.

Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nga data e shpalljes së tyre.

Related posts