Presidentja në detyrë, znj. Osmani ndanë Medaljen Presidenciale të Meritave për mjekët dhe infermierët që u prekën me Covid-19 gjatë detyrës

Sot, Vjosa Osmani, presidentja në detyrë ka ndarë post mortem, Medaljen Presidenciale të Meritave, për mjekët dhe infermierët të cilët qëndruan pranë pacientëve të prekur me Covid-19. Ata u infektuan dhe për pasojë e humbën edhe jetën. Kështu ka njoftuar znj. Osmani në llogarinë e saj në facebook.

Lexo më posht:

Në përputhje të plotë me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam ndarë, post mortem, Medaljen Presidenciale të Meritave, për mjekët dhe infermierët, të cilët, të vendosur që t’u qëndrojnë pranë pacientëve të tyre, u infektuan me Covid-19 dhe, për pasojë, e humbën jetën.
Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore.
Ne do t’u jemi përjetë mirënjohës për angazhimin e tyre të skajshëm dhe sakrificën që ata bënë për mbrojtjen e jetës së të tjerëve, duke e dhënë edhe më të shtrenjtën, sublimen, jetën e vet për ta.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.