Presidentja Osmani i ndërprenë mandatin Valdete Dakës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, njofton Insajderi.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Kushtetuta parasheh që Kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

Në këtë vendim si arsyetim futet edhe fakti që KQZ është organ kushtetues dhe i pavarur dhe se kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së.

Sot gjatë ditës është raportuar se në takimin e mëngjesit të së hënës, presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor që të japë dorëheqje.

Related posts