Presidentja Osmani i uron besimtarëve ortodoks Pashkët

Vjosa Osmani- Sadriu, Presidentja e Republikës së Kosovës, përmes një postimi në facebook ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Lexoni më posht postimin e znj.Osmani:

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.

Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht.

Festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen!

Në këtë ditë feste, duhet ti kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për ti zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia.

Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë!

Related posts