Presidentja Osmani viziton kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë

Vjosa Osmani, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot ka pasur kënaqësinë ta vizitoj kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë.

Lexoni të plotë postimin e Presidentes Osmani në profilin e saj në facebook:

Kënaqësi e veçantë të vizitoj sot kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë, në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë, në vitin 1999, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë të tjerë. Falënderoj komandantin e KFOR-it, gjeneral Federicin, komandantin e komandës regjionale Perëndim, Kol Marioriello, si dhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando si dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera pjesëmarrësve, për mikpritjen e ngrohtë dhe për riafirmimin e angazhimit për sigurinë në Kosovë.Kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë.

Related posts