Presidentja Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Estoni, pritet nga homologia e saj

Vjosa Osmani – Sadriu, Presidentja e Republikës së Kosovës, gjindet në një vizitë zyrtare dy ditore që po zhvillon në Estoni ku është pritur atje me nderime të larta.

Para pak çastesh, Osmani është takuar me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Gjatë ditës, Osmani pritet të takohet edhe me presidentin e Parlamentit të Estonisë, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Presidentja Osmani, vizitën atje e ka vlerësuar si mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin, i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.

Presidentja ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet bizneseve. Sipas Osmanit, Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Estonisë nga fusha e teknologjisë informative, ekonomia mbrojtja, siguria, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe shkëmbimi kulturor.

Ndërkaq në ditën e dytë të vizitës së znj. Osmani në Estoni, do t`i kushtohet agjendës transformuese digjitale me ç`rast do të bëhen vizita në ‘E-Estonia Briefing Center’ dhe ‘Telliskivi Creative City’. Me ftesë të presidents, në delegacion do të jenë edhe përfaqësues të tri kompanive të fushës së inovacionit nga Kosova: Mërgim Cahani (Gjirafa), Jeta Zagraxha (UCK) dhe Uranik Begu (ICK)/KSP.

Related posts