Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe për këto pesë ditë të parashikimit.
Pas disa ditëve me mot të papërshtatshëm, nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.
Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s./IHK