Kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar në llogarin e tij facebook, foto të bukura të stolisjes në sheshin e Prishtinës. Përkundër sfidës që kaluan dhe po kalojn qytetarët tanë nga virusi, përmes këtyre stolisjeve, ata do ndiejnë sadopak aromat e festave të fundvitit.

Postimi i kryetarit Ahmeti:
Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë!Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!
