Profesor Kastrati përdor një satirë të Faik Konicës/ ofendon indirekt Vjosa Osmani pasi ajo u zgjodh presidente

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati ka bërë një status aspak që i shkon përshtati profilit të tij prej profesori. Statusi që bëri ai ishte pak kohë pasi u zgjodh presidente e Kosovës Vjosa Osmani, ku të gjitha mediat aluduan se ai kishte shkruar një status duke i dedikuar asaj një satirë nga Faik Konica.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.

Kastrati me këtë status ofendon rëndë gratë dhe vajzat në përgjithësi qofshin ato nga fshati apo qyteti.

Ky status i deputetit Kastrati ngjalli reagime të shumta nga shumë politikan dhe përfaqësues të shoqërisë civile duke e cilësuar fyes dhe të papranueshëm. Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se gjuha e përdorur e një deputeti të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe një profesori universitar, është gjuhë e nivelit të ulët e cila duhet të dënohet dhe kundërshtohet fuqishëm.

“Në këtë Republikë që u la me gjak, për lirinë për të cilën edhe gratë e vajzat luftuan, ku ka edhe të tilla gra që dhanë jetën, nuk ka vend për seksistë e mizogjenë që fyejnë gra të fuqishme e të zonja vetëm pse ata vetë janë të pafuqishëm. Kjo gjuhë e deputetit të Republikës sonë kërkon reagim e dënim. As këtij personi dhe askujt tjetër nuk do duhej t’ja lejonim ta keqpërdornin hapësirën publike për t’na fyer e sharë”, ka shkruar ajo.

Edhe Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deputetit Ardian Kastrati ku ka shkruar në profilin e saj në Facebook se Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj.

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Por pasi Kastrati shkroi postimin e tij dhe duke parë reagime të shumta kundërshtuese edhe nga vet bashkpartiakët e tij zgjodhi ta fshijë postimin e tij duke e zëvendësuar me postimin e ri ku shkruan se nuk ka pasur të bëj fare me Vjosa Osmanin.

“Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale. Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa. Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste. Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe! Tani hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices. A ma gjen dikush ne postimin tim qe kam permend Vjosa Osmanin apo kedo tjeter ?

Por kujt ja dedikoi realisht deputeti Kastrati atë satirë, ai nuk ka treguar ende. Me gjasë i gjindur në një situatë të palakmuar ai fshiu postimin e tij dhe tentoi përsëri të mos e tregoi të vërtetën rreth kësaj.

Related posts