Prokuroritë kanë zgjidhur 220 raste të korrupsionit, Hyseni thotë se kanë kontribuar edhe për vettingun

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni në konferencën e fundvitit ka thënë se dy prokurorë kanë humbur jetën nga Covid-19.

Ai tha se gjatë këtij viti kanë mbajtur 16 takime ku kanë nxjerrë 170 vendime.

“Gjatë këtij viti kemi qenë pjesë e grupit punues lidhur me vettingun në drejtësi ku kemi kontribuar në hartimin e dokumentit që është dërguar në ministrinë e Drejtësisë”.

Ai ka përmendur disa nga sukseset që sipas tij, ka arritur KPK-ja.

“Hartimi i rregulloreve, nxjerra e dy udhëzime administrative. Gjatë vitit 2020 janë nisur procedurat për zgjedhjen e prokurorëve të ri të cilët punën do ta fillojnë më 2021”.

“Tri departamente të reja: për krime të rënda, terrorizëm dhe për krime financiare”.

Hyseni ka thënë se KPK-ja ka trajtuat me efikasitet rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Nga 263 raste të pranuara lidhur me korrupsionin janë zgjidhur 220 raste.

Ndërsa sa i përket raste të krimeve ekonomike nga 261 raste të pranuara 227 raste janë zgjidhur.

“Janë ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë shumica përderisa ata ishin në detyrë dhe ka nga të gjitha komunitetet”, tha ai.

Hyseni tha se nga rastet për korrupsion 189 janë nga niveli lokal.

Related posts