Protestohet për 7 Mars para MASH-it, të gjithë ministrat e deritanishëm vlerësohen me notë të dobët

Është protestuar sot në një aksion simbolik për ditën e mësuesit 7 Marsin.

Protesta u organizua nga Organizata Jo-Qeveritare “Global Shapers Prishtina”, e cila është mbajtur para Ministrisë së Arsimit.

Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e arsimit të deritanishëm për gjendjen e arsimit, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.

Ministrat që u cilësuan të dobët ishin nga fillimi i institucioneve: Rexhep Osmani, Agim Veliu, Enver Hoxhaj, Ramë Buja dhe Arsim Bajrami.

“Rezultatet e Testit Pisa që radhitin Kosovën si ndër vendet e fundit si dhe organizatat tjera. Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, ku ka mungesë edhe të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë një nga aktvisitët e kësaj organizate.

Related posts