Prurja e re me mendësi të vjetër, politologu Kastrati tenton ta kthej diskursin e 99′ duke i ndarë në votues të Drenicës dhe atyre antishqiptarë

Studiot tona çdoherë të habisin me debate prej më të ndryshmeve, duke filluar nga ato të parëndësishme dhe jo dobiprurëse për publikun dhe shumë pak ose aspak debate të dobishme për të mirën e përgjithshme.

Kështu ishte edhe debati i mbrëmshëm në Pressing të televizionit T7 tanimë dy ish-analistëve Ardian Kastrati dhe Faton Avdullahu, ku diskutuan rreth aderimit të fundit dhe qëllimeve të tyre në Partinë Demokratike të Kosovës.

Edhe pse shikuesit mund të kenë pritur nga dy prurjet e reja një diskurs tërësisht ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar t’i shofim, ky debat i ashpër, në thelb tërësisht jo-programorë ngjalli reagime të shumta në hapësirën mediatike në Kosovë.

E ftuara në studio, analistja Luljeta Aliu dhe i sapoaderuari në PDK, Ardian Kastrati u përplasën për sa i përket çështjes së votuesve të PDK’së. Në një moment Aliu, i tha Kastratit se “Pse po i ofendon qytetarët e Kralevës?”, gjë e cila nxiti reagimin e anëtarit të PDK’së. Lidhur me këtë fjali, znj. Aliu gjatë ditës së sotme tha se nuk e kishte fjalën për Kralevën por për një fshat tjetër që me emër ngjason si i njejtë.

Por, reagimi i z. Kastrati ishte i ashpër dhe tejet populist duke e kthyer mentalitetin e viteve 99 kur përmes ndarjes në regjione, partitë politike kanë nxitur urrejtje dhe vllavrasje në mes shqipëtarëve.

“Të tregojnë tash ata ty në Llap, e Dukagjin e Drenicë ku i kemi a janë ata të Kralevës apo nuk janë të Kralevës. Ti po i ofendon 200 e diçka mijë votues që i ka PDK’ja tradicionalisht e po thu votues të Kralevës. Udhno merr përgjigje ndaj tyre”, ja ktheu Kastrati duke aluduar se tash pikërisht pse Luljeta Aliu e tha një fjali, politologut Kastrati do ti shtohen automatikisht 200 mijë vota të rajonit të Llapit, Dukagjinit dhe Drenicës.

Pjesë nga debati i tyre për çështjen e “votuesve të Kralevës”:

Ardian Kastrati: Mënyra se si ju diskutoni është mënyra që ju me i barazu votuesit e PDK’së me një të Kralevës, por ne këtë nuk e tolerojmë, sepse, sepse… (ndërhyn Aliu)

Luljeta Aliu: Pse po i ofendon qytetarët e Kralevës?

Ardian Kastrati: i kemi përmbi 200 mijë e diçka tjetër që të thonë ty se pse po e ofendon Kralevën… (ndërhyn Aliu)

Luljeta Aliu: Jo…

Ardian Kastrati: Të tregojnë tash ata ty në Llap, e Dukagjin e Drenicë ku i kemi a janë ata të Kralevës apo nuk janë të Kralevës. Ti po i ofendon 200 e diçka mijë votues që i ka PDK’ja tradicionalisht e po thu votues të Kralevës.

Luljeta Aliu: Jo, jo, jo…

Ardian Kastrati: Udhno merr përgjigje ndaj tyre.

Luljeta Aliu: A e din pse po e mendoj unë. Jo jo nuk thashë ashtu. Unë po të thom votuesi punon për shtetin e vet.

Ardian Kastrati: Po ti po thu pse po e ofendon Kralevën. Votuesit e PDK’së janë qytetarë të kategorisë së dytë. (vazhdon Aliu)

Lujeta Aliu: Na nuk po luftojmë për shtetin tonë.

Ardian Kastrati: Ne s’kemi me leju kurrë këso narracione. Prandaj jemi futur unë e Fatoni e të tjerët me jap këtë kontribut.

Luljeta Aliu: Nuk mundesh ti me e nda territorin e Kosovës dhe me i mashtru votuesit. Mos na fol të lutna…. nuk është e vërtet dhe je tu….

Ardian Kastrati: Ky ka me qenë një ndër rolet e mija që e the ti më herët, që nuk ka me leju me ngrit paralele me thënë që si ai në Komoran si ai në Kralevë.  Jo se ky narracion a e din se pse është krijuar këtu, në habitatin ku je ti, tëndin, sepse këtë brum e ka ndërtuar Jugosllavia këtu, me ato institucionet e veta prej akademike e deri tek ato kulturor që si u ardh ai nga Drenica e prej Llapi ka thënë erdh ai çobani. Në 99’ prej ditës së parë ka ekzistuar paragjykimi për ushtarët e UÇK’së këtu në Prishtinë. Jo pasi që ke thënë ti janë vjedh e kanë ba hajna sepse ka ekzistuar ky paragjykim racist si i llojit tënd që nuk ka alibi. Po e degradoni muhabetin komplet kot.

Ndërkaq, analisti tjetër, Faton Avdullahu, i pyetur rreth qëllimit të futjes së tij në PDK, ai u shpreh se përveqse për të marrë një rrogë, ai hyrjen në PDK e lidh edhe me babain e tij që ka qenë ish i burgosur politik.

Related posts