PSD-ja vendos grafite me fytyrën e Albin Kurtit pranë kontejnerëve

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate, përmes një aktiviteti kanë vendosur grafite me fytyrën e Albin Kurtit, te kontejnerët që gjenden në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

Drilon Pireva, aktivist i kësaj partie, tha se ardhja e Albin Kurtit në pushtet është e rrezikshme.

Ai tha se ndryshimi i paralajmëruar nga Kurti është mashtrim.

“Përmes këtij aktiviteti duam të tregojmë se ndryshimi është politikë e re nuk është mjeshtri e ricikluar. Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim dhe ruan ambientin, por riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e gjendjes së vjetër që sot na shpërfaqet si ndryshim”

“Kemi vërejtur se shumë persona që kanë aderuar nëpër parti politike e sidomos këta që po thirren në ndryshim plot prej tyre kanë qenë me akuza të ndryshme dhe mjaftonte një fotografi me liderin dhe të gjitha ishin të falura”
“Leninist, Erdoganist e shumë kategori të tera ishin në listën e tyre për shkak se aty është bërë një çorbë politike e ideologjike”, tha ai.

Related posts