Publikohet aktakuza / Liburn Aliut i jepet shanca të njoftohet publikisht me aktakuzën

Aktakuzën e përfolur sot shumë në media, tani ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ish-drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu ka shancën ta kuptoj dhe lexojë përmes mediave në Kosovë.

Mediumi KOHA ka siguruar aktakuzën e plotë ndaj Liburn Aliu dhe të tjerëve.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Ministri Aliu, pak më parë tha se nuk ishte në dijeni për këtë aktakuzë të ngritur më 24 korrik 2020 dhe se për këtë do të kërkojë përgjegjësi.

Related posts