Publikohet kënga e Rita Orës, i tregon botës veshjet tradicionale shqiptare

Këngëtarja shqipare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea., “Bang”. Kënga ka marë më shumë se 100 mijë klikime për një orë, transmeton albinfo.ch.

Videoklipin Rita duket se e ka bërë në Prishtinë, ku shfaqet me xhubletën shqiptare dhe këpucët me flamurin shqiptar, të cilat i publikoi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Rita Ora u vu në qendër të mediave shqiptare dhe të huaja pasi një ditë më parë publikoi mini-albumin “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me një sërë emrash të njohur, mes të cilëve dhe David Guetta.

Related posts