Punetoret e Postës pa paga! A po shkon Posta e Kosovës drejt falimentimit?

Tash e disa vite, Posta e Kosovës po përballet me probleme financiare të mëdha, mungesa e të hyrave, aktiviteti i ulët ekonomik ndërsa shpenzimet e mëdha, sidomos ato për paga dhe meditje, e nxjerrin Postën e Kosovës me bilanc negativ nga viti në vit.

Me 31 gusht 2012, Posta e Kosovës, si njësi biznesi e ndërmarrjes publike Post Telekomi i Kosovës sh.a, është ndarë duke u krijuar si ndërmarrje publike e veçantë Posta e Kosoves sh.a

Në momentin e ndarjes Posta e Kosoves kishte 922 puëtorë, ndersa sot Poasta e Kosovës numëron 962 punëtorë që ende nuk i kan marrë pagat e dhjetorit. Në përiudha të caktuara punësimi në postë kishte kaluar shifrën e 1000 punëtorëve

Kjo ndarje ishte bërë me qëllim të privatizimit të pjesës tjetër të ndërmarrjes Vala dhe Telekomi, ndërsa Posta e Kosovës të mbetej si ndërmarrje publike nën pronësi të shtetit.

Që nga ajo kohë Posta e Kosovës të hyrat kryesore i ka nga qiratë e objekteve që i ka në shfrytëzim nga Telekomi i Kosovës si dhe nga marrëveshjet për shitjen e produkteve të Telekomit dhe Vala.

Pavarësisht këtyre marërveshjeve, Posta e Kosovës prap nuk po mundet t’i mbulojë shpenëzimet, edhe pse Posta ka filluar edhe me shërbimin Financiar jo Bankar për kryerjen e pagesava të ndryshme.

Related posts