Punëtorët teknik të spitaleve rajonale në grevë, kërkojnë pagat shtesë

Mbi 2 mijë punëtorë teknik në spitalet rajonale në Kosovë dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë hyrë në grevë në orët e hershme të ditës së sotme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për pagesat shtesë nga ana e Qeverisë.


Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se do i japin kohë Qeverisë deri të martën që të plotësojnë kërkesat e tyre.
“Kërkesat ata i shohin të arsyeshme, sot brenda ditës do të diskutohet në Qeveri që të merret një vendim. Sot ose nesër të merret një vendim. Kemi kërkesë imediate që të fillohet të bëhet pagesa para festave të vitit të ri”, ka thënë ai.


Azemi ka deklaruar se greva do të vazhdoj edhe më tej në gjithë Kosovën.

Related posts