Punonjësja e IKSHPK-së raporton për dyshimet për falsifikim të testit për COVID-19

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të falsifikimit të dokumentit.

Në bazë të njoftimit, para pesë ditëve, një punëtore e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka raportuar se ka hasur në një dokument për të cilin dyshon se është i falsifikuar.
Sipas ankueses, e dyshuara ka prezantuar testin për COVID-19, për të cilin dyshon se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt./kallxo.com

Related posts