PUSHTETI S’RESPEKTON MASAT, POLICIA GJOBIT QYTETARËT

Deri sot kemi dëgjuar shumë pak ose fare hiq të jetë dënuar ndonjë zyrtarë i institucioneve të Kosovës nga mos-respektimi i masave anti-covid.

Mjafton të futesh në objektet e ministrive të ndryshme në Kosovë dhe të shohësh se pavarësisht masave ligjore aty nuk respektohen masat anti-covid.

P.sh në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale përveç se nuk ka kontroll në hyrje dhe nuk matet fare temperatura aty nuk respektohet as distanca dhe as maska konform manualit të përgatitur nga Qeveria.

Burime të pakonfirmuara të kësaj ministrie kanë treguar se as zyrtarët e as udhëheqësit e kësaj ministrie nuk përdorin maska dhe as distancë.

Ndërkaç sekretari i kësaj ministrie nuk interesohet që këto masa të respektohen.

Muaj më parë edhe Agjencioni i Regjistrimit Civil që kryen shërbimet e regjistrimit pati pezulluar punën për ditë të tëra si pasojë e infektimit të stafit të kësaj agjencie. Në atë kohë ministria e MPB-së e udhëhequr nga Agim Veliu përveç që pati dalur me një njoftim zyrtarë për pezullim të punës nuk pati dhënë informacione shtesë në rast se është shpërndarë ndonjë gjobë apo kishte ndonjë mungesë përgjegjësie.

As në ndërmarrjet publike masat nuk po respektohen, Posta e Kosovës nuk përfillë distancen, atje puntorët punojnë në zyre të vogla me nga 5 deri në 14 punëtore, as nuk ka dezinfektim të hapsirave, as distance dhe as maska.

Në anën tjetër, çdo ditë mund të lexojmë për gjoba ndaj qytetarëve në sheshet e qyteteve në Kosovë. Ani pse rreziku i infektimit në hapësira të hapura është shumë më i vogël, Policia e Kosovës e gjindur aty gjithmon në kërkim për të mbushur kështu “detyrën e tyre zyrtare”, pa e vrarë mendjen nëse në fakt po ndikojnë në uljen e rasteve apo thjesht një arsyetim publik para syve të qytetarëve.

Mosrespektim i masave vërehet edhe në dikastere tjera të Qeverisë së Kosovës.

Për mosrespektimin e masave, Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve ka shqiptuar 569 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 11.812 raste aktive me Covid-19 në Kosovë.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Related posts